Vlorë, asgjësohen mbi 900 bimë hashash

06/07/2015 00:00

Në kuadër të operacionit kundër kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Vlorës ka identifikuar dhe shkatërruar 15 parcela të mbjella me hashash në tre fshatra të rrethit.

Mbi 900 rrënjë të bimës narkotike u gjetën në parcela të mbjella në distancë nga njëra-tjetra në fshatrat Llakadunt, Gorisht dhe Lapardha.

Policia asgjësoi bimët, ndërkohë që kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve të drogës.

Bimët ishin thuajse gati për korrje.

Top Channel