Këto dy muajt e fundit nuk kemi parë asnjë “celular të mençur” që ka dalë në treg, por në rast se ju duhet për ta blerë një tani, atëherë më poshtë do të mund të gjeni dhjetë më të mirët në treg.

Renditja bazohet në disa faktorë, përfshirë dizajnin, karakteristikat e programit dhe të pjesëve elektronike, përmbajtjen dhe çmimin.

10. iPhone 5S
Telefoni iPhone 5S i Apple së shpejti do të festojë ditëlindjen e dytë, por ende mbetet një telefon shumë i mirë, sidomos nëse nuk dëshironi një ekran të madh. Ndoshta, mund të merrni edhe me zbritje.
Çmimi: Fillon nga 549 dollarë

9. OnePlus One
Telefoni kinez OnePlus One është një “smartphone” i madh, me një ekran 5.5 inç dhe një program shumë të mirë. Gjithashtu, ka një çmim shumë të arsyeshëm, në krahasim me të gjithë telefonët e tjerë smart. E vetmja gjë që mund t’ju ndalojë ta blini këtë telefon, është fakti se kompania ka paralajmëruar se do të nxjerrë në treg një telefon të ri.
Çmimi: 300 dollarë

8. LG G4
Telefoni G4 është “celulari i mençur” më i shitur i LG. Ka njërin nga ekranët dhe kamerat më të mira që mund të ketë një “smartphone”. Por, ka pasur disa ankesa në lidhje me programin.
Çmimi: Rreth 600 dollarë

7. Moto X
Produkti më i ri i Motorolas, Moto X që është prezantuar në shtator, llogaritet si njëri nga telefonët më të mirë me sistemin Android. Me Moto X ju mund të merrni përditësimet e fundit të Android shumë më shpejtë. Telefoni gjithashtu ka një paraqitje të mirë dhe një ekran prej 5.2 inç.
Çmimi: Rreth 300 dollarë

6. One M9
Telefoni më i shitur i HTC-së, One M9 është i ngjashëm me modelin e vitit të kaluar. Ky telefon ka kamerë më të mirë, procesor më të shpejtë dhe dizajn më të përshtatshëm. Por, në anën tjetër, është shumë i ngjashëm me telefonët tjerë të HTC-së.
Çmimi: 630 dollarë

5. Galaxy Note 4
Galaxy Note 4 është njëra nga pajisjet më të mira “intelegjente” që mund të bleni. Ka një ekran prej 5.7 inç, më të mirin që mund të gjeni në një telefon. Pjesa metalike rreth telefonit e bën atë më të qëndrueshëm se gjithë parardhësit e tij. Nëse dëshironi të befasoheni me një telefon, atëherë Galaxy Note 4 është njëra prej alternativave që ia vlen.
Çmimi: Rreth 700 dollarë

4. Galaxy S6 Edge
Galaxy S6 Edge mund të bëjë gjithçka që bën… aktualisht telefoni më i shitur i Samsung, Galaxy S6, por ka një paraqitje më të mirë dhe duket shumë bukur.
Çmimi: Rreth 750 dollarë
 
3. Galaxy S6
Galaxy S6 është telefoni më i mirë që ka bërë Samsung dhe telefoni më i mirë Android që mund të bleni. Kamera e këtij telefoni është më e mira në mesin e të gjitha telefonëve smart, ndërkohë që është telefoni i parë i Samsung me metal premium dhe dizajn prej qelqi.
Çmimi: Fillon nga 650 dollarë

2. iPhone 6
Nëse nuk dëshironi një ekran të madh, iPhone 6 është telefoni më i mirë për ta blerë. Vetëm në rast se jeni përdorues të Android ose Windows, ndryshe iPhone 6 duhet të jetë zgjedhja e parë. Aplikacione dhe pjesë elektronike më të mira dhe dizjan shumë më i mirë.
Çmimi: Fillon nga 649 dollarë

1. iPhone 6 Plus
iPhone 6 Plus është telefoni më i mirë për shumicën e njerëzve. Ekrani prej 5.5 inç është i madh, dhe për disa mund të jetë i bezdisshëm, por bateria e këtij telefoni është më jetëgjatë. Nëse jeni në mes të iPhone 6 dhe 6 Plus, ju duhet të blini 6 Plus.
Çmimi: Fillon nga 749 dollarë

Top Channel