Një kompani në pronësi të Google ka kërkuar falje pasi një lojë kompjuterike e tyre i lejon lojtarët që të luftojnë për kontrollin e ish-kampeve naziste të përqëndrimit, si Dachau dhe Sachsenhausen.

Në lojën “Ingress” mund të ecësh nëpër qytete të ndryshme dhe të luftosh për zotërimin e tyre dhe shumë lojtarë që luajnë “online” kanë propozuar futjen e këtyre ish-kampeve të përqendrimit në lojë, gjë që është pranuar.

Gabriele Hammermann, drejtoreshë e muzeut në Dachau, tha për agjencinë e lajmeve DPA se ky veprim i Google ishte një poshtërim për të afërmit e viktimave të kampeve naziste.

Mësohet se kompania Niantic Labs ka nisur heqjen nga loja të këtyre vendeve.

Top Channel