Sipas shifrave të fundit të publikuara nga kompania amerikane e studimit të tregjeve “ComScore”, “Apple” me “iPhone”-t dhe sistemin iOS vazhdojnë të dominojnë në tregun amerikan.

Në studimin që i është bërë tregut në periudhën shkurt-maj, “Apple” ka pësuar një rritje me 1.8%, duke zënë 43.5% të tregut.

Diferenca me “Samsung” është e madhe, pasi telefonat inteligjentë të kësaj kompanie zënë vetëm 28.7% të tregut amerikan, duke pësuar një rritje vetëm me 0.1%. Në pesë vendet e para bëjnë pjesë edhe LG, Motorola dhe HTC.

Për sa i përket sistemeve operative, iOS i “Apple-it” mban vendin e dytë me 43.5%, ndërsa Android i “Google” është i pari me 52.1% të tregut.

Top Channel