Prodhuesi kinez i telefonëve inteligjentë, “Xiaomi” tregoi shenja të një ngadalësimi të avancimit të tij ditën e enjte, kur njoftoi se shitjet për gjysmën e parë të vitit kishin qenë 34.7 milionë njësi, më pak se gjysma e objektivit të kompanisë për gjithë vitin.

“Xiaomi” po përballet me një vit tepër sfidues pasi tregu i telefonëve inteligjentë në Kinë sa vjen e po ngopet dhe në të njëjtën kohë konkurrenca është rritur nga hyrja e rivalëve si “Lenovo” dhe “Huawei”.

Por kompania synon të zgjerojë aktivitetin e saj në vende të tjera si Indi dhe Brazil. Presidenti i kompanisë, Lei Jun tha në një deklaratë se shifrat ishin një “dokument i shkëlqyer raportimi” kundër kushteve të industrisë.

“Edhe pse tregu i telefonëve inteligjentë në Kinë po ngadalësohet, ne bëmë një punë fantastike duke arritur një rritje prej 33 për qind krahasuar me shifrat e vitit të kaluar”, deklaroi ai.

Top Channel