Për dikë që ndjek tenis nga televizori, ka raste kur topi nuk shihet fare nga momenti i goditjes deri kur shkon te kundërshtari. Por, një video e publikuar së fundmi tregon qartë se çfarë ndodh me topin e tenisit kur e godet raketa.

Kur një tenist shënon një pikë direkt nga shërbimi (ace), topi arrin shpejtësi të jashtëzakonshme, mbi 220 km/h. Që të fitojë këtë shpejtësi, topi ndërron formë disa herë kur përplaset me raketën.

Videoja është regjistruar me 6000 “frame” për sekondë nga një kamerë Olympus IMS.

Top Channel