“Hyundai” po avancon platformën e tij për automjetet, “Blue Link”, duke e bërë më konkurruese kundrejt Apple Watch.

Kompania publikoi së fundmi një aplikacion “Blue Link” në Dyqanin e Aplikacioneve iOS, që ofron të njëjtat opsione sikurse homologu Android Wear.

Poseduesit e Apple Watch, me një automjet të pajisur me “Blue Link” mund të ndezin dhe fikin në distancë motorin e saj, të mbyllin dhe të hapin dyert, apo të ndezin fenerët dhe të gjejnë makinën e tyre në hartë.

Prandaj tani, të gjithë mund të ndihen sadopak si agjenti 007, edhe pse opsionet e aplikacionit janë projektuar për t’u përdorur jo atëherë kur automjeti është në lëvizje, por për një kontroll të funksioneve të saj në distancë.

Kjo, edhe për faktin se shumë prodhues automjetesh kanë konstatuar se aplikacionet e tepërta hutojnë drejtuesin e automjetit kur është në lëvizje.

Top Channel