Çmenduria e 15-vjeçarit, vendos një çip në dorë

30/06/2015 00:00

Bryon Wake ka bërë një gjë të çuditshme ditët e fundit. Ai ka vendosur një çip në dorën e tij, në mënyrë që të komunikojë me “celularin e tij të mençur” duke përdorur valët.

15-vjeçari ka përdorur një “nXT” çip, që është sa një kokërr orizi dhe që është testuar me qentë dhe macet. Autoritetet asnjëherë nuk janë deklaruar zyrtarisht nëse lejohet të përdoret edhe në trupin e njeriut.

Gjithë procedurën për futjen e çipit e ka bërë vetë, duke përdoruar një gjilpërë të veçantë. Çipi funksionon duke përdorur një forcë të vogël të radio-frekuencave për të komunikuar me një tjetër pajisje, ne këtë rast me një “celular të mençur”.

Përmes këtij çipi mund të kryhen shumë veprime, por deri më tani, 15-vjeçari arrin që të hapë celularin automatikisht dhe të luajë muzikë përmes bokseve me bluetooth. “Jam duke u përpjekur që të hap kompjuterin tim. Eshtë pak e vështirë, pasi duhet të di disa kode”, është shprehur Wake.

Ai e kishte blerë çipin pa dijeninë e prindërve, përmes një uebsajti online, për 100 dollarë.

Top Channel