Tarifat shtesë për shërbimin “Roaming” brenda vendeve të Bashkimit Europian, do të zerohen në qershor të vitit 2017.

Zerimi i tyre do të kalojë përmes një periudhë të ndërmjetme 14-mujore, ku kompanitë e komunikimit mund të aplikojnë tarifa ekstra, por me një kosto shumë herë më të reduktuar.

Periudha e tranzicionit nis në prill të vitit të ardhshëm. Nga prilli 2016 deri në qershor 2017, kompanitë mund të aplikojnë tarifa ekstra për shërbimin “roaming” por një zbritje prej 75 për qind nga tarifat aktuale.

Kështu, tarifa ekstra për shërbimin “roaming” nuk mund të jetë më shumë se 0.05 Euro për një minutë kohë telefonike, 0.02 Euro për një mesazh dhe 0.05 Euro për MB të konsumuar.

Marrëveshja është produkt i viteve të tëra bisedimesh për të hequr tarifat “roaming” mes vendeve të Bashkimit Europian dhe për të rregulluar trafikun e internetit mes vendeve të unionit.

Marrëveshja do t’u paraqitet për adoptim formal shteteve anëtare të bllokut mes korrikut dhe dhjetorit të këtij viti.

Top Channel