Zgjerohet harta e shteteve ku shitet Apple Watch

28/06/2015 00:00

Që nga e premtja e kaluar, “orët e mençura” të Apple kanë filluar të shiten edhe në shtatë shtete tjera.

“Orët e mençura” tani mund të blihen në Itali, Meksikë, Singapor, Korenë e Jugut, Spanjë, Zvicër dhe Tajvan.

Këto shtete i bashkohen listës së vendeve që prej kohësh shesin Apple Watch e që janë: Australia, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, Hong Kongu, Japonia, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

Planet e kompanisë janë që në gjysmën e dytë të muajit korrik, saktësisht me datën 17, Apple Watch të shitet edhe në tre shtete tjera: Holandë, Suedi dhe Tajlandë.

Aktualisht, numri i vendeve që shesin “orët e mençura” të kompanisë amerikane është 16, ndërsa në fund të korrikut numri do të rritet në 19.

Apple është kritikuar në vazhdimësi për mënyrën se si i nxjerr pajisjet e saj në treg, duke bërë që klientët të presin me javë, muaj apo edhe vite.

Top Channel