Nëse jeni në një stacion metroje ose keni humbur në ndonjë terminal të madh, atëherë do ta kishit të vështirë të dini daljen më të shkurtër për në destinacionin tuaj.

Apple ka menduar ta bëjë gjithçka më të lehtë me iOS 9. Përpos risive tjera që vijnë me Apple Maps, kompania gjithashtu do të përfshijë një veçori tjetër, atë për t’ju treguar se cilën dalje të zgjidhni.

Kështu, përshembull, nëse jeni në një stacion treni, Apple do t’ju sugjerojë cilën dalje të zgjidhni, sepse kjo do t’ju afronte më shumë me destinacionin tuaj.

Kjo është një gjë e vogël, por në qytete të mëdha si Nju Jorku, mund të jetë shumë e dobishme. Të dish se nga cila dalje të largohesh, në vend që të bësh xhiro nëpër stacione, mund t’ju kursejë kohë.

Google Maps, përkundër shumë veçorive të mira, ka ngecur mbrapa në këtë drejtim. Po ashtu, në Apple Maps ju mund të kërkoni edhe ndihmën e Siri-t, që është e aftë t’ju informojë për gjëra më specifike në lidhje me destinacionin tuaj.

Top Channel