Patentat e reja të Apple, tani mund të mbikëqyrni miqtë tuaj

26/06/2015 00:00

Me shumë mundësi, telefonët e ardhshëm iPhone do të jenë në gjendje t’ju tregojnë me saktësi se ku është një mik i juaji ose një pjesëtar i familjes dhe si t’i gjeni ata.

Apple ka paraqitur kërkesën për dy patenta pranë autoriteteve amerikane, në mënyrë që ta çojë në një nivel tjetër aplikacionin “Find my friends”.

Patenta e parë ka të bëjë me marrjen e njoftimeve në kohë reale për vendndodhjen e një personi. Përmes kësaj patente, një person tjetër mund ta ketë gjithmonë nën mbikëqyrje një tjetër.

Përshembull, nëse kjo teknologji është e përfshirë në celularin e saj, një nënë mund të ketë nën mbikëqyrje vajzën e saj. Ajo do të marrë njoftime kur ajo hyn dhe largohet nga shkolla.

Një tjetër gjë që mund të përfitoni nga kjo teknologji është se ju mund ta rregulloni aplikacionin që të merrni një njoftim kur pjesëtari i familjes është pranë një objekti ose rruge. Psh, pranë marketit, në mënyrë që ju t’i thoni se çfarë duhet të blejë para se të vijë në shtëpi.

Në kërkesën për këtë patentë, Apple shkruan se asnjë person nuk mund ta ndjekë një tjetër, nëse më parë nuk është aprovuar. Kur personi që do të ndiqet e ka miratuar kërkesën, atëherë ai do të njoftohet përmes një mesazhi, telefonate ose e-mail, varësisht prej preferencës se nga kush mbikëqyret.

Patenta e dytë është e lidhur ngushtë me të parën. Ajo ka të bëjë me shpërndarjen e vendndodhjes aktuale, por brenda një ndërtese. Më parë, kjo nuk ishte e mundur. Nëse ju jeni në të njëjtën ndërtesë më një mik tuajin, atëherë do të merrni një njoftim.

Top Channel