Guilin, Honjo, Saana dhe Saimaa. Këto janë katër emrat e koduar të katër celularëve të rinj Lumia, për të cilët po punon Microsoft. Ky thashethem qarkullon në Twitter nëpërmjet profilit @evleaks, i njohur për lajmet e reja në botën e teknologjisë.

Nuk ka të dhëna të tjera mbi specifikat teknike kryesore, por duket se këta smartphone të rinj janë të cilësisë së lartë. Kështu ata do të jenë në konkurrencë të fortë me telefonët iPhone të Apple dhe Galaxy të Samsung.

Lajmet vijnë pak ditë para riorganizimit të Microsoft. Kompania ka bashkuar në një repart të vetëm sistemin operativ dhe pajisjet, dhe i ka thënë lamtumirë Stephen Elop. Ky i fundit ka ardhur nga Nokia në vitin 2013, në kohët e ish-administratorit të deleguar të Redmond, Steve Ballmer, kur Microsoft bleu pajisjet celulare të kompanisë finlandeze.

Top Channel