Apple po përgatitet që në vjeshtë të këtij viti të hedhë në treg iPhone-n e ri, ndërsa si data më e mundshme për këtë është njoftuar, në rrugë jozyrtare, pritet të jetë 25 shtatori, në të njëjtën kohë kur pritet të lëshohet edhe iOS 9.

Përballë këtij fakti, shumë ekspertë të fushës kishin paralajmëruar se Samsung nuk do të rrinte duarkryq, dhe do të reagonte duke hedhur në treg Samsung Galaxy S7.

Mirëpo, duket se planet e kompanisë Samsung nuk përputhen me parashikimet. Sipas një njoftimi, gjiganti korean ka mohuar të gjitha lajmet se këtë vit do të ketë një Galaxy S7.

Si data më e mundshme për lëshimin e kësaj pajisjeje më të re pritet të jetë fillimviti i 2016-s. Galaxy S7 është raportuar se do të ketë ekran 5.2 polësh me rezolucion Ultra HD 4K, ndërsa do të ketë përmirësime në kujtesën e përkohshme, RAM.

Top Channel