Vera ka ardhur me ditë të gjata dhe të ngrohta dhe, sigurisht kryefjala e tyre janë pushimet. Për të planifikuar më së miri pushimet dhe të mos harroni asgjë në shtëpi, ekziston një aplikacion që ju ndihmon jo pak.

Quhet PackPoint dhe ju ndihmon të bëheni gati për pushime. Tani nuk ka më stres për këtë pjesë. Ky aplikacion është mjaft i zgjuar në lajmërimin e paketimit, duke ndërtuar një listë të plotë të gjërave që duhet të merrni me vete.

“PackPoint nis me pyetjen se ku dhe kur do të shkoni”, shkruan “New York Times”. Më pas, aplikacioni gjen vetë parashikimin e motit për destinacionin tuaj. Më pas ju pyet për aktivitetet që keni planifikuar. Zgjedh mes listës së aktiviteteve, përfshirë edhe marshimet, fotografitë, darkat apo aktivitete të tjera.

Me përzgjedhjen që bëni, PackPoint ju sjell një listë objektesh që ju duhen, si për motin, edhe për aktivitetet. Ideja është që të largoni stresin se si do të paketoni gjithë ato gjëra për pushime.

Listën mund ta shpërndani më pas mesazhe të momentit apo në rrjetet sociale me anëtarë të tjerë të grupit që keni planifikuar.

Aplikacioni është i thjeshtë dhe i nevojshëm. PackPoint shkarkohet falas në Android dhe iOS, por aksesi në disa programe apo aktivitete të zakonshme kushton 2 dollarë.

Top Channel