Dy firma teknologjike në Kinë janë përplasur lidhur me një “router” të ri “wireless” me rregullime të veçanta për gratë shtatzëna.

Qihoo 360 ka zbuluar pajisjen, një përditësim i produktit ekzistues me  tre modofikime të përshkuara si, penetrimi i murit, balanca dhe ‘pregnant women’.

Rregullimi i tretë redukton rrezatimin e “router”-it me 70%, thotë firma.

Megjithatë, gjiganti teknologjik Xiaomi akuzon rivalin Qihoo 360 për alarm të rremë. “Ajo që quhet ‘prenancy mode’ është vetëm një taktikë marketingu. Përdorimi i wirless është i sigurt, kështu që rrini të qetë kur e përdorni”, thotë kompania Xiaomi, në një postim në Weibo.

Dy kompanitë janë rivalë të ashpër, dhe Xiaomi së fundmi ka lansuar një tjetër “router”, që ofron 6 terabyte memorie dhe lidhje të shpejtë, por nuk e përfshin ‘pregnancy women’.

Ka të dhëna të ndryshme mbi efektet në shëndet të sinjaleve elektromagnetike, si wirless tek njerëzit. Disa shprehen se, niveli i ulët jo-jonik i përdorur nga pajisjet e telekomunikacioniet, shkencërisht nuk shkakton dëmtime.

Top Channel