Për kompanitë teknologjike, sfida është ndërtimi i një procesori kompjuteri gjithnjë e më të vogël, por një britanik po shkon në drejtim të kundërt.

James Newman po ndërton procesorin 14 metra të gjatë në shtëpinë e tij në Kembrixh.

Megaprocesori i Newman do të përmbajë 14 mijë tranzistorë individualë dhe 3500 drita led. Ky projekt i ka marrë atij 3 vite dhe plot 20 mijë paund, rrëfen për BBC-në.

Newman thotë se shpreson të ketë një vlerë edukative, por transporti i tij do të ishte i vështirë, pasi do të peshojë gati gjysëm toni kur të mbarojë.

“E krijova me idenë për të parë se si punojnë gjërat. Unë kam një mënyrë vizuale të të menduarit të gjërave. Dua të shoh se si punojnë kompjuterët dhe se si rrjedhin gjërat brenda tij. Mendoj se do të jetë një ushtrim mësimi, dhe unë kam mësuar shumë”, thotë Newman, një inxhinier i elektronikës dixhitale.

Ai thotë sde entuzazmi për këtë projekt ka vite që ka nisur dhe shpreson ta përfundojë në fund të vitit 2015. Newman është i vendosur të përfundojë projektin e tij, por është i shqetësuar për hapësirën e procesorit, i cili është 2 metra i gjatë.

“Nëse do ta rregulloja dhe do ta vendosja në sallon, nuk do të kishte shumë hapësirë për të jetuar. Një nga idetë është ta vendos në korridor”, vijon inxhinieri.

Ai thotë se programi i parë që dëshiron të vendosë në megaprocesor është Tetris, e krijuar nga matematicieni John Conway, në vitet 1970.

Top Channel