Për shoferët që hasin vështirësi të shohin pas kthesave vjen në ndihmë një pajisje e re. Ford ka vendosur një kamera në pjesën e parakolpit, duk ofruar një shikim 180 gradë të trafikut.

Ekspertët mendojnë se kjo do të ndihmojë në uljen e numrit të aksidenteve. Në Britani, një në pesë aksidente ka si shkak mungesën e fushëpamjes.

Në një kryqëzim apo në një dalje, kamera i jep mundësi shoferit të shohë makinat, kalimtarët, apo çiklistët, duke përdorur ekranin në kroskot.

Këto pengesa mund të jenë në kthesa apo vende të shkaktuara nga ndonjë parkim i keq makinas, apo degët e pemëve.

Madje, ajo ka edhe një fshirëse teleskopike, që përdoret për të mbajtur lenten e kamerës të pastër.

Top Channel