Përdoruesit e kujdesshëm të iPhone, mund ta kenë vërejtur që iPhone 6 dhe 6 Plus kanë një gjë që nuk është shumë estetike. Në pjesën e sipërme dhe të poshtmë të këtyre “celularëve të mençur” duken disa vija plastike.

Në të vërtetë, ato që juve mund t’ju ngjajnë si vija, janë antena që shërbejnë për sinjale wireless. Apple tani ka aplikuar për një patentë, që do të mundësonte që këto antena t’i fshihnin në seritë e reja të iPhone-ve.

Patenta shërben që ato antena plastike të duken sikur metal, që të krijon iluzionin sikur është vazhdimësi e aluminit, me të cilën prodhohen telefonat iPhone.

Materiali i ri nuk do të pengojë në sinjalin wireless, apo në pjesët e tjera të celularit. Nga disa njohës të fushës së teknologjisë, antenat plastike cilësohen si të shëmtuara, ndërsa i kanë bërë thirrje kompanisë Apple që të gjejnë zgjidhje për këtë problem estetik.

Disa prej ekspertëve kanë parashikuar se iPhone i ardhshëm, që pritet të hidhet në treg në gjysmën e dytë të shtatorit, do të prodhohet me alumin të serisë 7000, që e bën këtë celular më të qëndrueshëm se parardhësit e tij.

Top Channel