Korea e Veriut ka ndaluar qasjen në Instagram. Ky rrjet social ishte njëra nga rrugët më të popullarizuara për gazetarët dhe të huajt që të dokumentojnë jetën në shtetin më të izoluar të botës.

Siç ka raportuar “Associated Press”, përdoruesit të cilët kanë tentuar të hapin Instagramin përmes rrjetit 3G të “Koryolink”, ju është shfaqur një mesazh: “Kujdes! Ju nuk mund të hyni në këtë uebsajt sepse është në listën e zezë të uebeve”.

Pavarësisht paralajmërimeve, në disa prej pajisjeve telefonike kishte qasje në këtë aplikacion, por postimi i fotove apo kontrollimi i llogarisë së një përdoruesi tjetër, duke shfrytëzuar rrjetin 3G, ishte i pamundur.

Paralajmërimet shfaqeshin edhe në versionin desktop të Instagramit, në kompjuterë të cilët furnizohen me internet përmes fishave.

Mendohet se bllokimi i Instagram-it është bërë për hakmarrje. Në këtë aplikacion ditë më parë u shpërndan foto të zjarrit që ra në një hotel shumë popullor në Pyongyang. Ky incident nuk është raportuar nga mediet në Korenë e Veriut, por u mësua për të përmes Instagramit.

Top Channel