Teknologjia na ka ndihmuar të gjejmë më lehtë dashurinë, por shumë shpejt do të bëjë të njëjtën gjë për ta humbur atë.

Një aplikacioni i ri i quajtur, Binder, e bën më të lehtë bisedën e ndarjes duke i dhënë mundësi njerëzve të zbrazen ndaj partneres me një mesazh zanor automatik. I krijuar si anti- Tinder, aplikacioni pa pagesë punon duke i pyetur përdoruesit të shkruajnë emrin e të dashurës dhe numrin, bashkë me të cilin ka dhe opsioni e ngarkimit të një fotoje.

Aplikacioni do të krijojë një kartë, e ngjashme si ajo në Tinder, (Tinder është faqe interneti ku takohen dhe njihen njerëz), që u jep njerëzve mundësinë të nisin procesin e ndarjes. Keni një numër mundësish për të zgjedhur për arsyen e ndarjes.

Ajo përfshin deklarata si “nuk jam unë, je përfundimisht ti”, dhe “Më duket sikur po jetoj në një makth”. Ajo që shumë shpejt do të bëhet ish partnerja juaj do të marr një postë zanore 37 sekonda të gjatë, duke i shpjeguar arsyen e ndarjes.

Megjithatë, themeluesi i Binder thekson se qëllimi i krijimit të aplikacionit është ‘për të qeshur’. Versioni aktual i mesazheve është programuar vetëm për përdoruesit meshkuj, por një tjetër version i aplikacionit, të quajtur Bindim po krijohet për femrat. Ky aplikacion aktualisht është i vlefshëm vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Top Channel