Amazon do të nisë të paguajë disa prej autorëve të saj në bazë të shfletimit të librave, se sa të shkarkimit të tyre. Librat do të jenë pjesë e një sistemi të ri pagese, shkruan The Independent.

Këta libra gjenden përmes Kindle Unlimited dhe Kindle Owner’s Lending Library, platforma e e-reader, ku njerëzit mund të lexojnë libra nëse janë anëtarë të Amazon Prime.

Për të paguar autorët në këto programe, Amazon ka vendosur një fond që do të ndahet mes gjithë autorëve. Kjo do të bëhet në bazë të faqeve që janë lexuar, më shumë se sa nga huazimi i librave.

Duke përdorur shembullin e dy autorëve që kanë shkruar libra me 100 apo 200 faqe, Amazon thotë se ky i fundit do të paguhet dyfish nëse lexuesit kanë lexuar të dy librat. Por nëse lexuesit kanë lexuar deri në gjysëm librin e dytë, të dy do të paguhen njësoj. Duket se ky sistem do të penalizojë më shumë librat e shkurtër dhe të mërzitshëm, dhe do të vlerësojë librat e gjatë dhe më tërheqës.

Amazon duhet të punojë për një mënyrë të re për të siguruar që faqet të jenë të barabarta, dhe autorët që kanë më shumë paragrafe apo madhësi teksti të mos paguhen më shumë para.

Top Channel