Studimet e fundit kanë treguar se të rinjtë e keqpërdorin tekonologjinë. Duke dashur të përfitojnë sa më shumë nga risitë në këtë fushë, dhe të arrijnë gjërat me më lehtësi, ata harrojnë të përdorin trurin.

Kërkimi që është kryer nga “The Student Room”, një komunitet online me tre milionë të rinj që vijojnë shkollën, nga mosha 14 deri në 24-vjeç, ka treguar se 1 në 10 nxënës përdor teknologjinë për të kopjuar.

Stilolapsat me dritë UV dhe kufjet wi-fi të cilat lidhen më celularë ose pajisje tjetër teknologjike, janë më të përdorurat nga studentët për të kopjuar. Sipas kërkimit, 11% e studentëve kopjojnë në çdo provim.

Pjesa më e madhe e nxënësve kanë thënë se fshehja e letrave me shënime tashmë i përket së shkuarës, falë avansimit të teknologjisë. Tashmë përdoren kufjet, me të cilat merret informacioni nga jashtë. Zakonisht, një person tjetër pret për pyetjen, në mënyrë që më pas t’ia thotë përgjigjen.

Kopjimi përmes teknologjisë ka nxitur edhe autoritetet që të reagojnë. Në shumë shkolla nëpër botë, tani përdoren pajisje që bllokojnë çdo valë ose wi-fi brenda mureve të klases, në mënyrë që të shmangen kopjimet.

Top Channel