Samsung është duke punuar në një shpikje të re, që mendon se do të shpëtojë jetë. Ajo do të vendosë në përodrim “Safety Trucks” (kamionët e sigurtë), një trajler i lidhur me një kamera wirless para dhe një ekran super të madh pas, i cili do të japë pamjen që ka para kamionit.

Makinat pas saj do të kenë një pamje më të mirë të asaj se çfarë kanë përballë, duke u dhënë mundësi shoferëve të kenë më shumë informacion se kur duhet të parakalojnë.

Në videon shpjeguese, Samsung përdor një rrugë në Argjentinë si shembull se teknologjia e tyre do të shpëtojë jetë. Sipas kompanisë koreane, një argjentinas vdes në aksident rrugor çdo një orë, dhe pjesa më e madhe kanë si shkak parakalimet.

Kjo teknologji është aktualisht në fazën e testimit. Samsung duhet të tregojë se shpikja duhet të punojë me protokollin kombëtar ekzistues dhe të ketë lejen e nevojshme.

Top Channel