Vetëm në minutën e parë të nxjerrjes në shitje në Japoni të robotëve Pepper, janë shitur plot një mijë kopje. Pepper është roboti që u përgjigjet emocioneve njerëzore.

Roboti prodhohet nga kompania “Softbank”. Ai ka një bateri me sensorë dhe falë një programimi të inteligjencës artificiale komunikon me njerëzit. Në Japoni ato shiten për 198 mijë jen (1400 euro). Për të gjithë botën do të dalë në shitje në vitin 2016, për një çmim ende të papërcaktuar.

Kreu i “Softbank”, Masayoshi Son, ka thënë se do ta shesë nën kosto robotin për katër vitet e ardhshme. “Këta robotë do të jenë një nga burimet kryesore në 20-30 vitet e ardhshme”, tha Son.

Top Channel