Një banjë të ngrohtë, me fluska, një gotë me verë, dhe librin tuaj të preferuar. A ka ndonjë recetë më relaksuese? Por stresi që të mbash librin në dorë pa u lagur nuk është se të jep shumë qetësi.

Për të gjetur një zgjidhje për këtë, një çift holandez ka krijuar Bibliobath. Kjo është një kompani në fillimet e saj, e cila tenton të prodhojë libra të literaturës klasike të papërshkueshëm nga uji.

Në faqen e tyre në Kickstarter, Jasper Jansen and Wing Weng shkruajnë për vështirësitë që po hasin para se të nxjerrin një libër të tillë. “Ajo çfarë duam është një relaksim në dush. Të fikësh telefonin dhe të lexosh letërsi klasike. Por letra dhe uji nuk përzihen bashkë, dhe iPad me mbrojtje plastike nuk është për ne. Ne duam të lexojmë dhe jo të rrëshqasim gishtat në ekran. Ja pse duam të krijojmë një version të papërshkueshëm nga uji të kryeveprave botërore”, shkruajnë ata.

Por, si do të jetë ky libër i papërshkueshëm nga uji?
Nuk do të jenë si lodrat e fëmijëve, por faqe të lidhura në mënyrë sintetike të prodhuara nga polipropileni, një material mjaft popullor që përdoret dhe për printime të produkteve të tjera, si kartat tregtare.

Projektet e para janë “Makbethi”, “Arti i Luftës”, historitë e shkurtra të Mark Twain apo dhe poezia e Yeats. Sipas Jasper Jansen and Wing Weng, një libër i tillë do të kushtojë 17 euro.

Top Channel