Kompania e Walt Disney po mendon të sjellë Disney Infinity apo videolojëra të tjera në botën e realitetit virtual. James Pitaro, Presidenti i Disney Interactive ka thënë në një intervistë se “adoptimi i elementëve të titujve aktualë është një mundësi”.

Disney mund të krijojë gjithashtu lojëra të reja, veçanërisht për VR (virtual reality) apo për ndonjë tjetër platformë, duke ditur se realiteti po zgjerohet.

Lojërat e realitetit virtual ofrojnë një pamje 360 gradë, që vendos lojtarët në një mjedis fantazie, ndërsa pamjet kompjuterike të projekteve zmadhohen në përmasa reale.

Teknologjia ka qenë e mbrojtur për dekada, por asnjëherë nuk ka arritur të marrë përmasa masive, dhe industria e argëtimit është duke e marrë në konsideratë këtë herë.

Disney Infinity, e cila ka mbledhur 1 miliard dollarë nga shitjet në të gjithë botën, ka karaktere ekskluzive të Disney, Pixar dhe Marvel.

Star Wars do të jetë në edicionin e ri që do të publikohet në vjeshtë. Loja përfshin një aparat “toy box” (kuti lojërash), duke i lejuar lojtarët të marrin mjedise apo karaktere të ndryshme ekskluzive.

“Shumë lehtë mund të imagjinoni një skenar ku ne kemi zgjeruar komponentin e Toy box të Infinity në AR (Actual Reality) apo VR (Virtual Reality)”, tha Pitaro, në një intervistë gjatë konferencës së lojërave, E3.  Ai shtoi se, Disney është duke biseduar për një “platformë” VR, pa specifikuar se me cilat kompani. Disa kompani të tjera kanë publikuar prototipet e tyre VR në E3.

Top Channel