Apple ka bërë shumë për të përmirësuar cilësinë e kamerave, dhe kjo duket tek kamerat 8 megapikselë të modelit të fundit iPhone, që bëjnë foto shumë cilësore, gjithashtu edhe video, por përdoruesit e iPhone shpejt mund të rrisin cilësinë e fotove të tyre.

Kjo për shkak të pajisjes DxO One, një kamera 20 megapikselëse, e cila mund të lidhet me iPhone në mënyrë shumë të lehtë. Kjo pajisje merr pamje dhe i kalon ato në iPhone.

DxO One është vetëm 6.7 cm i gjatë dhe 2.5 cm i gjerë, ndërsa peshon 100 gramë. Ai mund të qëndrojë pa problem në dorën tuaj. DxO One ka teknologjinë më të fundit të fotografisë, dhe falë saj mund të bëjë foto të një niveli të lartë.

Për të pasur një komunikim të plotë mes dy pajisjeve, në iPhone duhet të shkarkohet një program i DxO, ndërsa do ta njohë menjëherë pajisjen DxO One sapo ta lidhni me celular.

Kjo pajisje mund të lidhet edhe me internet ose bluetooth, por cilësia e fotove është me e mirë nëse ato komunikojnë përmes lidhjes direkte. Për të bërë foto ose video, ju duhet që t’i jepni komandat nga iPhone. Kamera kushton 600 dollarë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel