Shefi ekzekutiv i Snapchat, Evan Spiegel ka fshirë çdo postim të tij në Twitter, si pjesë e nismës së tij të fundit për të ndihmuar aplikacionet që fshijnë postimet pak sekonda pas postimit.

“Ai pëlqen të jetojë në të tashmen”, ka thënë Snapchat për Wall Street Journal. Ai është përpjekur të tregojë se “media kalimtare” ka një rol të fuqishëm në komunikimin modern.

Spiegel gjithashtu ka lançuar një video të cilësisë së ulët në YouTube ku shpjegon me laps e letër se si ka funksionuar rrjeti i tij social.

“Kjo është gjithçka që fotografia ka ndryshuar. Duhet të dimë që fotografitë janë për të ruajtur kujtimet. Sot, fotot janë bërë për të folur. Kjo është arsyeja që njerëzit bëjnë dhe dërgojnë shumë foto në Snapchat përditë. Është një shprehje e momentit, duke treguar njerëzit me të cilët jeni në atë moment”, ka thënë Spiegel.

Bashkëthemeluesi i Snapchat, Bobby Murphy ka fshirë gjithashtu gjithë historinë e tij të postimeve në Twitter.

Snapchat është bërë mjaft popullor sidomos në moshat nën 25 vjeç, që nga lançimi i saj në 2011.

Top Channel