Keni pajisje Samsung Galaxy? Nëse po, ka shumë mundësi që hakerët të ndërhyjnë në të. Për shkak të një problemi në sistemin e sigurisë, mbi 600 milionë celularë Samsung, përfshirë edhe Galaxy S6, rrezikojnë që të spiunohen.

Hakerët kanë mundësi që përmes internetit të përgjojnë thirrjet dhe mesazhet tuaja, të instalojnë aplikacione ose të ç’instalojnë ato që keni, të vjedhin foto ose shënime tjera, si dhe të kenë qasje në sistemin e kamerave, mikrofonëve dhe GPS-it.

Hakerët mund të shfrytëzojnë një anomali në programin e tastieres “IME”, që është një version i së ashtuquajturës “tastierë e shpejtë”.

Ky program nuk ka mundësi që të ç’instalohet, prandaj këshillohen përdoruesit e Samsung Galaxy që të qëndrojnë larg rrjeteve wi-fi që nuk janë të sigurta.

Kompania e sigurisë “NowSecure” nga Çikago ka publikuar një raport, që thotë se ka njoftuar kompaninë Samsung, Google Android dhe autoritetet amerikane për emergjenca kompjuterike për këtë problem.

Top Channel