iPhone tashmë u jep mundësi njerëzve të gjejnë saktësisht se sa shpesh, kur dhe si kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Si pjesë e programit të ri të “shëndetit riprodhues”, në iOS9, Apple ka shtuar një opsion për “aktivitetin seksual”. Kur përdoruesi klikon mbi të, mund të vendosë të dhënat, nëse ka përdorur masa mbrojtëse, datën, kohën etj.

“Përdoruesit më pas do t’i shikojnë të dhënat nëpërmjet një grafiku apo tabele, dhe t’i shërndajnë nëse dëshirojnë”, shkruan “The Independent”.

Megjithatë, Apple thekson se të dhënat e përdoruesve do të jenë private. Kompania ka theksuar se “aktiviteti seksual” do të shërndahet, vetëm nëse vendos vetë përdoruesi.

Top Channel