Dropbox ka njoftuar se ka bërë disa ndryshime që e bëjnë më të lehtë këmbimin e skedarëve të ndryshëm, për njerëzit të cilët nuk kanë qasje në këtë shërbim, ose më saktë nuk kanë një llogari të tyren.

Dropbox tani ka një mjet të ri në mënynë e majtë të saj, të quajtur “file request”, e cila ndihmon personat pa një llogari në Dropbox që të shkarkojnë skedarë nga individë të tjerë.

Ju pasi të keni shkuar në Dropbox, ngarkoni skedarin e dëshiruar, ia dërgoni personit në e-mail, si dhe hapni një dosje të re për gjërat që mund të pranoni.

Personi do të marrë një e-mail bashkë me përshkrimin, si dhe një opsion tjetër për të shkarkuar skedarin në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Personi mund të shkarkojë skedarë deri në 2 Gb pa pasur ndonjë llogari në Dropbox. Ky shërbim aktualisht vlen vetëm për paketat “Dropbox Basic” dhe “Pro”.

Sipas zyrtarëve të Dropbox, ky shërbim është bërë për të bindur personat që nuk kanë llogari tek ata, se mënyra e shkëmbimit të skedarëve është shumë e lehtë dhe e besueshme përmes Dropbox.

Top Channel