Nëse jeni një nga ata persona që harrojnë ku e kanë parkuar makinën, atëherë ja zgjidhja për ju. Një pajisje e re ju ndihmon që ta gjeni makinën, pa pasur nevojë për lidhje me internet.

Pajisja e quajtur “Automatic Parked Car Finder” vendoset në pjesën e çakmakut në makinë, ndërsa ajo komunikon me celularin përmes një aplikacioni duke përdorur bluetooth-in.

Në momentin kur drejtuesi i makinës kërkon të rikthehet te makina, atëherë do të shfaqet harta, bashkë me shenjën se ku është makina juaj. Gjithashtu, ky aplikacion ju tregon edhe orën e datën e parkimit, në mënyrë që ju të shmangni gjobat për shkak se orari i parkimit mund t’ju skadojë.

Pajisja ka edhe pjesën hyrëse për USB, që ju lejon të karikoni “celularin e mençur” gjatë kohës kur ju jeni në lëvizje. Pajisja është në treg dhe kushton 50 dollarë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel