“Moments”, aplikacioni më i ri nga Facebook

16/06/2015 00:00

Facebook ka krijuar aplikacionin më të ri të quajtur “Moments”. Ky aplikacion do të përdorë teknologjinë e njohjes për të shpërndarë fotot që keni bashkë me miqtë tuaj, tek ata, në mënyrë private.

Teknologjia e njohjes është e njëjtë sikurse në rastin e etiketimeve në Facebook. Me pak fjalë, pasi të keni kaluar kohë me miqtë dhe keni bërë shumë foto, ju do të keni një mënyrë më të lehtë për t’ju dërguar fotot.

“Përmes ‘Moments’ ju keni mundësi që të këmbeni fotot me miqtë tuaj. E gjithë kjo bëhet në një rrugë private, pra fotot i shihni vetëm ju”, thuhet në deklaratën e Facebook.

Nëse personi të cilit doni t’i dërgoni fotot, ka këtë aplikacion, atëherë në albumin e tij do të shtohen fotot e reja, ndërsa në momentin kur ju doni t’i dërgoni, por ai nuk e ka shkarkuar aplikacionin, do të marrë një njoftim në Messenger.

Aplikacioni mund të shkarkohet vetëm nga përdoruesit e Android dhe iOS që jetojnë në Amerikë, ndërsa së shpejti do të jetë e gatshme për shkarkim në gjithë botën.

Top Channel