Fallout 4, videoloja më popullore post-apoliptike do të dalë në treg më 10 nëntor të këtij viti. Prodhuesi “Bethesda” bëri të ditur lajmin në konferencën e tij të shtypit, në Electronic Entertainment Expo, e njohur dhe si transmetimi i lojërave E3, në Los Anxhelos.

Ndërsa loja tjetër Dishonored 2 do të dalë në pranverë 2016. Të dyja lojërat do të kenë edhe personazhe femra.

Ky lajm i botuesit është i pari i javës në kalendarin e industrisë së videolojërave. Në ditët e ardhshme priten ngjarje të tilla nga Microsoft dhe Sony, të cilët kanë planet e tyre për Xbox dhe PlayStation.

Të martën, E3 do të hapë dyert për tregun, shtypin dhe rreth 5 mijë persona.

“Bethesda” është një nga prodhuesit më të mëdhenj të lojërave që do të jetë i pranishëm në eventin e E3. Kompania ka publikuar një trajler të Fallout 4, në fillim të muajit, por sekuenca të lojës u treguan për herë të parë të dielën. Një lojë shoqëruese, e quajtur Fallout Shelter, që është luajtur si aplikacion për celularë, gjithashtu është bërë publike.

Në atë që është quajtur mjedisi më i përshtatshëm i “Bethesdas”, lojtarët mund të zgjedhin një karakter femëror.

Top Channel