Kohët e fundit, shumë njerëz të fushës së teknologjisë kanë testuar Apple Watch në shumë mënyra, ndonjëherë edhe esktreme. Modeli prej ari i kësaj “ore intelegjente” i është nënshtruar “testit të rezistencës”.

Apple Watch prej ari që kushton 10 mijë dollarë amerikanë është shkatërruar përmes fuqisë magnetike që ushtron forcë deri në 294 kilogramë. Pjesa e ekranit është shkatërruar plotësisht, ndërsa pjesa që është e artë ka rezistuar.

Gjithashtu, “ora intelegjente” vazhdonte të karikohej edhe pas përplasjes. Videoja është publikuar nga “TechRax”, një ekspert ukrainas, i cili jeton në SHBA. Ai ka bërë edhe eksperimente të tjera, me modele të ndryshme të Apple Watch.

Duke qenë se ora karikohej sërish do të thotë se ajo mund të rregullohej dhe të punojë si e re sërish. “Kur ora karikon, kjo do të thotë se ende punon. Jam i sigurt që kjo mund të rregullohet”, është shprehur “TechRax”.

Top Channel