“Simon…”, ekzistonte 15 vite para iPhone-s

14/06/2015 00:00

Njerëzit nuk filluan të përdornin termin “smartphone” deri në vitin 1995, por e vërteta është se “celulari i mençur” ishte në treg prej tre vitesh në atë kohë.

Ai quhej “Simon Personal Communicator” dhe ishte krijuar nga IBM, 15 vite para se Apple të prezantonte iPhone-n, saktësisht në vitin 1992.  

“Simon…” ishte celulari i parë me të cilin mund të bëje telefonata, por kishte edhe funksione PDA. Në atë kohë, ky celular kushtonte rreth 1500 dollarë me kursin e ditëve të sotme, ndërsa në kontratë ishte i përfshirë edhe mbikqyrja.

“Smartphone” i IBM-së ishte shumë ndryshe nga “celularët e mençur” që njohim ne sot. Ai kishte ekran LCD, ishte i gjatë rreth 12 centimetra, ndërsa i gjerë 3.5 cm.

Përpos shërbimeve bazike, siç ishin telefonatat apo mesazhet, “Simon…” përdorej edhe për të dërguar dhe pranuar e-maile dhe fakse, ndërsa mund të mbaje shënime, dhe kishte një skedarë për të regjistruar adresat.

Po ashtu, ky “celular i mençur” kishte kalendar, orët për vende të ndryshme të botës, si dhe një mënyrë për të mbajtur mend oraret tuaja, për aktivitete të ndryshme.

Ndërkohë, nëse keni pasur mjaftueshëm memorie, keni pasur mundësi që të keni në celular aplikacione të dorës së tretë, ndërsa janë përdorur disa karta speciale kompjuteri për të shtuar kapacitetet e memories.

Pavarësisht se “Simon…” asnjëherë nuk ka qenë kaq i famshëm sa iPhone dhe Android, kompania IBM ka deklaruar se ka shitur mbi 50 mijë kopje të këtij celulari.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel