Facebook ka njoftuar se do të ndryshojë përzgjedhjen e informacioneve që merrni në “News Feed”, duke u bazuar në kohën që shpenzoni në një postim.

Më parë, postimet shfaqeshin bazuar në pëlqimet e miqve, komentet ose shpërndarjen, por nga tani e tutje kjo do të ndryshojë.

“Ne kemi zbuluar se koha që njerëzit shpenzojnë për një postim të caktuar, krahasuar me një postim tjetër në ‘News Feed’, është një shenjë që tregon se personi është i interesuar për atë”, ka shkruar Ansha Yn në blogun e koompanisë.

Pra, nëse shpenzoni shumë kohë duke shikuar fotot e dasmës së motrës suaj, atëherë koha sa kjo foto ka qëndruar e hapur në ekranin tuaj është një faktor që postimet e së motrës të qëndrojnë më lartë në “News Feed”-in tuaj.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që informacionet të jenë sa më interesante dhe të rëndësishme për përdoruesit, në mënyrë që këta të fundit të shpenzojnë më shumë kohë në këtë rrjet social.

Duke shikuar foto të personave që ju interesojnë, do të prireni të bëni më tepër pëlqime, komente apo shpërndarje.

Top Channel