Në versionin e ri të sistemit operativ për iPhone dhe iPad, (iOS9) zhvilluesit mund të krijojnë shtesa për brouserin Safari, që duhet për të nagivuar në internet, për të bllokuar publicitetin në faqe të ndryshme.

Në një dokument për zhvilluesit, Apple shpjegon se mund të ndërtohen shtesa për “ të bllokuar cookie, pamje, dritare që jep të dhëna të tjera”.

Kjo mundësi, që ekziston tashmë për versionin e Safarit për kompjutera, është një avantazh për përdoruesit, por një kërcënim për taksat e botuesve dhe reklamuesve.

Ad-block, bllokimi i publiciteteve, do të vijë vetëm për Safarin, pra, për navigimin në internet, dhe jo për aplikacione të tjera, ku reklamat janë përgjithësisht të bazuara në oferta falas. Bllokimi i dritareve, animacioneve apo videove reklamuese i jep mundësi për një navigim më të shpejtë përdoruesve.

Bllokimi përfshin edhe cookie, file-t e vogla që mbledhin informacion për përdoruesit, nga të dhënat e hyrjes në lëvizjet e brendshme të faqeve, e që janë përdorur nga reklamuesit për të treguar publicitetin të bazuar në interesat e tyre.

Top Channel