Një mjet i ri në Chrome i jep mundësi njerëzve të shohin çdo redaktim që bëhet në Google Doc, normalisht edhe CV apo redaktimet serial.

Google Doc është një kompani që sfidon Microsoft Word, është falas, i lejon njerëzit të shkruajnë dhe të ruajnë të gjitha rezultatet në internet. Njerëzit e tjerë mund ta shohin dhe ta redaktojnë një dokument. Por nëse këto dokumente ndahen me njerëz të tjerë, ata mund të përdorin një mjet të ri që eksploron të gjitha redaktimet që janë bërë mbi të.

Ky mjet quhet Draftback, dhe është krijuar nga James Somer, një shkrimtar dhe autor programi. Ajo punon duke vendosur një buton në brouser që mund të selektohet, të sjell gjithë historinë e çdo fjale që është shkruar.

Ky mjet mund të përdoret për të eksploruar CV-të apo shkrime të tjera si njoftime për shtyp apo deklarata, thotë Sky News. Kompanitë shpesh shkruajnë dhe ndajnë këto dokumente me mjetet e Google.

Por redaktimet mund të bëhen vetëm nëse dokumentit i është dhënë opsioni i të drejtave të plota të redaktimit.

Top Channel