Google ka 15 ditë kohë të plotësojë kërkesën e Francës për të zgjeruar “të drejtën për t’u harruar”, në të gjithë motorin e saj të kërkimit.

Vitin e kaluar Gjykata Europiane e Drejtësisë, nëpërmjet një vendimi, u dha mundësi njerëzve t’i kërkojnë Google-it të fshijë disa informacione për ta. Megjithatë sistemi i fshirjes së të dhënave jep informacione nga kërkimet e bërë vetëm nga sitet europiane, nëpërmjet Google.

Mbrojtësi francez i të dhënave, CNIL, thotë se Google mund të përballet me sanksione nëse nuk plotëson kërkesën në kohë.

Në përgjigje, Google lëshoi një deklaratë: “Ne po punojmë shumë për të vendosur një balancë të drejtë në implementimin e rregullave të Gjykatës Europiane, dhe bashkëpunojmë ngushët me autoritetet e mbrojtjes së të dhënave. Vendimi fokusohet në shërbime që lidhen me përdoruesit europianë, dhe kjo është qasja që duam të plotësojmë”.

Një vendim gjyqësor i vitit 2014 i lejonte europianët të plotësonin disa aplikacione në Google, për të hequr të dhëna nga rezultatet e kërkimeve që mendojnë se janë jashtë date apo të panevojshme.

Mendohet se Google të ketë përpunuar më shumë se 1 milion kërkesa për të hequr të dhënat, qëkur është vendosur ky rregull.

CNIL kërkon zgjerimin e procesit, sepse qytetarët europianë mund të ankohen nëse Google refuzon kërkesën e tyre për heqje nga listra. CNIL thotë se ka marr qindra ankesa, dhe në disa raste, Google duhet të kishte plotësuar kërkesën.

Top Channel