Nëse jeni njëri nga 600 milionë përdoruesit e Facebook Messenger, atëherë që sot e tutje keni mundësi që përmes këtij aplikacioni të dërgoni animacione GIF dhe të luani lojëra.

Loja e parë që është lëshuar për Facebook Messenger quhet Doodle Draw dhe lejon njerëzit të vizatojnë dhe t’u dërgojnë miqve të tyre këto vizatime, ndërkohë që ata do të duhet ta gjejnë çfarë është ajo që keni vizatuar.

Doodle Draw është si Draw Something, një aplikacion që ka qenë shumë popullor para tre vitesh. Doodle Draw tani mund të shkarkohet në Google Play Store.

Gjithashtu, kjo lojë është një version dixhital i lojës Pictionary, ku një person vizaton dhe tjetri duhet që ta gjejë se çfarë është. Sigurisht, që ndryshimi është se Doodle Draw mund të luhet vetëm në Facebook Messenger.

Ekspertët thonë se përfshirja e lojërave në Facebook Messenger bëhet në mënyrë që njerëzit të shpenzojnë sa më shumë kohë në këtë aplikacion dhe Facebook të tërheqë më shumë reklama.

Gjithashtu, përmes Camoji përdoruesit e Facebook Messenger tani mund të bëjnë animacione GIF dhe t’ua dërgojnë ato miqve.

Top Channel