“BlackBerry” mendon për Android

12/06/2015 00:00

Prej kohësh noton në ujëra të turbullta në treg dhe pavarësisht se sistemi i tij i operimit vlerësohet për qëndrueshmërinë dhe sigurinë, “BlackBerry” mbetet ende larg pritshmërive.

Dy vjet më parë kompania kanadeze shmangu falimentin, ndërroi drejtues dhe nisi një fushatë rimëkëmbjeje. Por edhe këto përpjekje nuk dhanë rezultatin e pritur dhe sërish “BlackBerry” mbetet nën 1 përqind në tregun global, shumë pak në krahasim me iPhone apo telefonat me sistem Android.

Duket se përpjekja e radhës për t’u zgjeruar në treg do të mbajë emrin “BlackBerry Leap”, telefon që sipas disa forumeve teknologjike me shumë gjasa do të operojë me sistem Android.

Nëse ky lajm do të konfirmohet do të ishte një shkëputje e madhe e kompanisë kanadeze nga tradita dhe nga sistemi i saj origjinal i operimit, i cili nuk po shikohet më aq tërheqës sa duhet në treg.

Top Channel