Ndonjëherë pyesim veten pse aplikacionet e mesazheve si WhatsApp, LINE, WeChat, Snapchat, Facebook Messenger krahas mesazheve të thjeshta me tekst, kanë shtuar shërbimin e blerjeve, dërgimit të parave etj? “Është e thjeshtë, – shkruan Forbes, – sepse nuk mund të bëjnë para vetëm duke shkruar tekste falas”.

Biznesi global i mesazheve, duke përfshirë dhe SMS-të tradicionale, dhe mesazhet falas si WhatsApp, pritet të tkurret gjatë viteve të ardhshme, sipas Juniper Research, një kompani marketingu.

Trafiku i bisedave do të trefishohet në aplikacionet e mesazheve gati në 100 trilionë mesazhe në vitin 2019. “Të ardhurat nuk do të rriten me të njëjtin ritëm”, shkruan analistja e Juniper, Lauren Foye.

Me pak fjalë, trafiku i mesazheve nuk përkthehet në shumë të ardhura dhe vitet e ardhshme kjo do të vazhdojë të përbëjë një çështje.

Ironia e fatit është se në ditët moderne, aplikacionet kanë ndërprerë biznesin e SMS-ve tradicionale, duke e eklipsuar numrin e SMS-ve në të gjithë botën.

E në fakt, edhe pse numri i SMS-ve është ulur, vazhdon të jetë i vetmi shërbim me lekë. Sipas Juniper, të ardhurat nga aplikacionet si WhatsApp apo LINE do të përbëjnë vetëm 1 për qind të të gjithë të ardhurave të gjeneruara nga SMS-të dhe trafiku i bisedave në vitin 2019.

Facebook Messenger së fundmi ka ftuar bizneset të hapin llogari në këtë aplikacion për të komunikuar me përdoruesit. Të parët që po provojnë këtë platformë janë kompanitë Overland dhe Zulily.

Edhe WhatsApp, mesazheri më i madh në botë me afro 800 milionë përdorues aktive çdo muaj, ka thënë në të shkuarën se do e bëjë me lekë shërbimin e tij, duke u lejuar kompanive të dërgojnë “mesazhe komerciale” tek përdoruesit. Por ende nuk e ka vendosur këtë plan publikisht.

Top Channel