Testi i dytë i NASA-s për uljen me parashutë nga hapësira, përmes të cilit shpresonte që një ditë të ulte astronautë dhe anije hapësinore në sipërfaqen e Marsit, dështoi.

Vetë agjencia amerikane e hapësirës ka konfirmuar dështimin përmes një njoftimi.

“Parashuta u hap, por nuk u fry”, deklaroi Kimberly Newton, zëdhënëse e NASA-s.

Dështimi në këtë fazë ka sjellë shkërmoqien e parashutës në momentin e parë sapo ka hyrë në hapësirën e Tokës me shpejtësi supersonike.

Ajo që mbeti prej testit ra në afërsi të ishullit hauajan, Kauai. Kjo është hera e dytë që dështon një test i tillë, pas të parit të kryer vitin e kaluar.

Pas analizimit të të dhënave të testit të parë, shkencëtarët e NASA-s ripërpunuan projektin.

Parashuta u hodh nga 34 mijë kilometra lartësi, aty ku atmosfera e Tokës është e ngjashme me atë të Marsit.

Testi është thjesht eksperimental dhe jo domosdo do të përdoret për të ulur astronautë në “Planetin e Kuq”, aq për tepër për NASA-n, që nuk ka në plan dërgimin e njerëzve atje, të paktën jo para vitit 2030.

Top Channel