Ushtria amerikane ka mbyllur përkohësisht faqen e saj në internet pas sulmit të hakerave. Ajo thotë se një element i faqes së internetit army.mil është kompromentuar.

Për këtë janë dashur të merren masa parandaluese, për t’u siguruar se nuk ka pasur vjedhje të të dhënave.

Ushtria Elektronike Siriane, e cila mbështet presidentin Bashar al- Assad, ka marrë përsipër sulmin kibernetik. Javën e kaluar SHBA akuzoi hakerat kinezë se kanë sulmuar kompjuterët e qeverisë federale dhe mund të kenë kompromentuar të dhënat e 4 milionë punonjësve.

Kina mohoi të jetë përfshirë dhe i quajti akuzat “të papërgjegjshme dhe joproduktive”.

Të hënën, Gjeneral-Brigade Malcolm Frost, shefi i punëve publike të ushtrisë, tha se “ushtria mori masat e duhura për t’u siguruar se nuk ka vjedhje të të dhënave, duke e mbyllur faqen përkohësisht”.

Top Channel