Sistemi i ri iOS 9 ka sjellë shumë ndryshime, ndërsa mes tyre përfshihet edhe identifikimi i një numri celulari që ju nuk e keni të regjistruar në listën e kontakteve. Po ashtu, Apple tani llogarit kohën për ju, në mënyrë që të mos vonoheni në takime, ndërsa ka edhe një risi kur dëshironi të dëgjoni muzikë.

Përshembull, në momentin kur lidhni kufjet tuaja me celularin, atëherë në ekran do të shfaqet menjëherë “Now playing”, që ju dërgon te këngët tuaja, ndryshe nga herët e tjera kur keni qenë të detyruar, që për të dëgjuar një këngë, të ndiqni një procedurë tjetër që ju merr më shumë kohë.

Po ashtu, për gjithë ata që kanë probleme me llogaritjen e kohës, iOS 9 ju tregon se kur duhet që të dilni nga shtëpia për të qenë në kohë për një takim. Mjafton të jepen të dhënat, si koha e vendi i takimit dhe vendndodhja aktuale, ndërsa ju sugjerohet koha kur duhet të niseni.

Ndërsa, gjëja më e bukur që ka sjellë iOS 9 është se mund të identifikojë numrat e panjohur. Nëse më parë jeni detyruar të mos e hapni celularin tuaj, numrave që nuk i keni të regjistruar në kontakt, tani iOS 9, poshtë numrit, ju tregon edhe emrin e personit.

Kjo bëhet përmes e-mail-it, pasi Apple verifikon nëse personi që posedon numrin, ju ka dërguar ndonjë e-mail më parë, në rast se ju nuk keni pasur ndonjë kontakt të këtij lloji, atëherë ju njoftohet se numri është i panjohur.

Top Channel