Facebook Connect, i padisponueshëm për Microsoft

09/06/2015 00:00

Facebook Connect nuk do të jetë më i disponueshëm për shërbimet e Microsoft. Vetëm kompania u ka dërguar email njoftues përdoruesve të saj, ku lajmëron se produktet e saj nuk do të jenë të afta të integrohen në rrjetin social Facebook.

Vitin e kaluar Facebook bëri të ditur përditësimin e Graph API, që lidh aplikacionet e Microsoft me shërbimin. Graph API është një mjet që përdoret për të lidhur llogarinë në Microsoft me Facebook. Ai dërgon informacionet e kontakteve nga miqtë në Facebook, në mailin Outlook.com dhe në aplikacionin Windows People. Gjithashtu, përditëson kontaktet dhe lejon akses në shërbmie si Photo Gallery, Movie Maker, dhe OneDrive.com për t’i shpërndarë në Facebook. Të përmbledhura ato quhen “Facebook Connect”.

“Për shkak të këtyre ndryshimeve, Facebook Connect nuk do të jetë më. Nëse keni lidhur llogarinë e Facebook me atë të Microsoft, kontaktet tuaja në Facebook nuk do të sinkronizohen më me Outlook.com apo me aplikacionin People në telefonin tuaj Windows, dhe opsioni i shpërndarjes në Facebook nuk do të punojë që nga 9 qershori”, njofton kompania Microsoft.

Top Channel