Një kërkim i kompanisë “TeleSign” me 2000 shtetas britanikë dhe amerikanë, ka treguar se 73% e njerëzve kanë të njëjtin fjalëkalim për të gjitha llogaritë e tyre online. Kjo ka alarmuar ekspertët, të cilët thonë se njerëzit i ekspozohen në mënyrë të pavetëdijshme “efektit domino”.

Sipas tyre, “efekti domino” ëshë kur njëri prej fjalëkalimit është vjedhur ose hakuar, atëherë mundësia që edhe llogaritë e tjera të shtien në dorë të keqbërësve është e madhe, pikërisht për shkak të fjalëkalimit të njëjtë.

Në këtë kërkim, rreth 30% e të përfshirëve kanë treguar se vitin e kaluar njëra nga llogaritë e tyre online është hakuar. Rreth 80% pranojnë se janë të frikësuar se njëra nga llogaritë online mund të bjerë pre e ndonjë sulmi.

Një tjetër e dhënë më e frikshme është zbuluar në lidhje me periudhën sa përdorim të njëjtin fjalëkalim. Sipas kërkimit, ka rezultuar se një në pesë persona ka të njëjtin fjalëkalim prej dhjetë vitesh, ndërsa 47% janë shprehur se përdorin të njëjtin fjalëkalim për një llogari prej pesë vitesh.

Më shumë se gjysma (54%) kanë treguar se përdorin pesë ose më pak fjalëkalime për gjitha llogaritë e tyre online, ndërsa 22% kanë tre ose më pak fjalëkalime të ndryshme.

Top Channel