Apple po planifikon të vendosë në Britani këtë verë sistemin e pagesës nëpërmjet telefonit, Apple Pay. Lajmi publikohet nga “The Telegraph”, duke cituar burime nga industria.

Kompania ka qenë në bisedime me bankat për projektin që vitin e kaluar. “The Telegraph” thotë se iPhone përmban një mikroçip të ngjashëm me ato që gjenden në kartat e pagesave, e cila do t’u lejojë përdoruesve të Apple Pay të paguajnë nëpërmjet telefonit.

Transporti në Londër gjithashtu do të pranojë Apple Pay nga turistët amerikanë, vijon gazeta. Në Shtetet e Bashkuara, ku Apple Pay u fut në tetor, nisi përdorim të gjerë, por disa biznese mbeten skeptike lidhur me shërbimin e pagesës.

Top Channel